Aksident tragjik me 27 fëmijë të vdekur
Të paktën 30 persona kanë humbur jetën pasi një autobus shkolle ra në një zonë malore në Indi.
Pjesa më e madhe e pasagjerëve, sipas asaj që raporton BBC, ishin fëmijë nën moshën 10 vjeç. Drejtuesi i autobusit dhe dy mësues humbën gjithashtu jetën në aksidentin tragjik të ndodhur të hënën në mbrëmje, në shtetin verior të Himachal Pradesh.
Autobusi transportonte rreth 40 fëmijë të një shkollë nga Nurpur. Sipas autoriteteve, mjeti ra rreth 61 metra në humnerë. Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë po hetohen.
Aksidentet rrugore në Indi janë të zakonshme, shpesh për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit nga shoferët, apo nga rrugët dhe automjetet jashtë standardeve.
/tvklan.al