Video/ Shkaktoi aksidentin e frikshëm dhe më pas gënjeu policinë


Video/ Shkaktoi aksidentin e frikshëm dhe më pas gënjeu policinë

10:55 10/04/2018

Ky është momenti kur një 24-vjeçar ka përplasur dy automjete të parkuara dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në 19 Prill të vitit të kaluar në kryqëzimin e rrugës Barcroft dhe Brereton Avenue në Britani. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së rrugës.

James Baker, 24 vjeç mori menjëherë policinë duke i thënë asaj se dikush i kishte vjedhur automjetin e tij, duke larguar kështu të gjithë fajin nga vetja.

Por ka qenë një nga dëshmitarët okularë që i ka thënë policisë se ka qenë pikërisht 24- vjeçari ai që ka shkaktuar aksidentin dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja. Pas hetimeve të kryera policia gjeti shenja të Baker në airbagun e makinës së tij. Nga ky aksident u plagos Rebecca Dolby, e cila mori disa dëmtime në trup dhe iu nënshtrua për shumë kohë fizioterapive.

24-vjeçarit iu hoq e drejta për të drejtuar automjetin për dy vite dhe duhet të paguajë shpenzimet e aksidentit për automjetet që përplasi.

/tvklan.al






Të ngjashme