Dështon rezoluta ruse për hetimin e sulmit kimik në Siri
Moska paralajmëron Uashingtonin se do të mbajë përgjegjësi të rëndë për çdo sulm të perëndimit në Siri. Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vasili Nebenzia e konsideroi sulmin në Siri si një aventurë të rrezikshme ushtarake.
Deklaratën e bëri pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së hodhi poshtë rezolutën e Rusisë, për hetim në terren të sulmit të së shtunës me armë kimike në Douma.
Moska pretendon se aty nuk ka pasur asnjë sulm dhe gjithçka është trillim i perëndimit.
Ndërsa presidenti francez Emanuel Makron i propozoi aleatëve perëndimorë, që me ndërhyrjen ushtarake të shkatërrohen të gjitha fabrikat e prodhimit të armëve kimike në Siri.
Tv Klan