I gjithë vendi mbetet pa internet për dy ditë pas defektit në kabllo
Një shtet i tërë është lënë pa akses në internet për dy ditë, pasi u dëmtua një kabllo nënujore.
Mauritania mbeti pa internet 48 orë pasi kablloja nënujore e Afrikës Perëndimore që lidhet me Evropën u ndërpre, sipas specialistëve të infrastrukturës. Nëntë vende të tjera në perëndim të kontinentit Afrikan u prekën nga ky defekt.
Sistemi kabllor shtrihet 10,500 milje nga Franca në Afrikën e Jugut, duke ofruar internet për 22 vende, kryesisht në bregun perëndimor të Afrikës.
Shumë shtete të Afrikës Perëndimore u prekën nga ndërprerjet e internetit. Defekti fillimisht u raportua më 30 Mars, pasi një kabllo nënujore shpërtheu pranë kryeqytetit mauritanez Noukachott. Shkëputja mendohet të ketë ndodhur nga një barkë peshkimi./tvklan.al