Të burgosurit tentojnë të arratisen, 20 të vdekur
20 të burgosur në qytetit verior Belem të Brazilit kanë humbur jetën gjatë një përpjekje masive për t’u arratisur.
Ata u ndihmuan nga një grup i armatosur jashtë ambienteve të burgut të cilët përdorën eksploziv për të shembur murin.
Një nga rojet vdiq, disa të burgosur si edhe ata që po i ndihmonin nga jashtë. Katër roje të tjerë u plagosën teksa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Shërbimi i sigurisë tha se rojet e burgut u sulmuan nga brenda dhe jashtë burgut njëkohësisht.
Sipas BBC, autoritetet tani po përpiqen të verifikojnë nëse ndonjëri prej të burgosurve ka arritur të arratiset.
Vitin e kaluar 56 persona mbetën të vdekur gjatë një kryengritjeje në një burg në rajonin Amazon të Brazilit./tvklan.al