RUDINA – ESELA PYSQYLI, AKTORJA TREGON JETEN NE MES SHQIPERISE DHE ITALISE; ARJON MUÇA: SI SHTOVA 25 KG PER SHKAK TE DEMTIMIT!
Të ftuar:
Esela Pysqyli – Aktore
Esela Pysqyli është një prej aktoreve, e cila spikati me rolin e saj në telefilmin e njohur “ Komuna e Paristit”.
Edhe pse tashmë është zhvendosur në Itali për të zgjeruar edhe më tej karrierën e saj, Pysqyli jo rrallë vjen në Shqipëri për projekte të ndryshme. Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, nga ku foli për jetën private dhe ndau me të gjithë pasionin e saj të veçantë për setet e çajit dhe çajnikëve.
“Unë kam 5 vite që jam transferuar në Itali. Aktualisht jetoj në Romë, kur jam atje kam mall për shtëpinë këtu dhe kur jam këtu kam mall për shtëpinë në Romë. Në të dyja vendet ndihem si në shtëpinë time. Kam shoqëri shumë të mirë atje, po ashtu edhe këtu. Në Itali jam transferuar për shkak të dashurisë, bashkëshorti im është italian, por nuk di shqip dhe u detyrova unë të transferohem atje. Ne jemi njohur në një takim shkollash teatri. Ka qenë një takim një javë, ai u dashurua me shikim të parë, ndërsa unë isha adoleshente edhe pse isha në shkollë të lartë. Por, ai ia doli të më bëjë për vete dhe të më marrë në Romë, tashmë kemi 9 vite bashkë. Ai ndjek të gjitha shfaqjet e mia dhe nuk mungon kurrë. Është fat që bëjmë të njëjtën punë dhe kuptojmë njëri-tjetrin”, tha Pysqyli.
Arjon Muça – Moderator
Ai është një nga prezantuesit që gjithmonë ka spikatur për paraqitjen e tij dhe për format fizike.
Bëhet fjalë për Arjon Muçën, i cili i ka befasuar të gjithë pas një statusi të publikuar në rrjetet sociale. I ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, Muça tregoi se për shkak të një dëmtimi në këmbë është detyruar të qëndrojë për një periudhë disa mujore në regjim shtrati.
Ai tregoi se si pasojë e këtij dëmtimi dhe regjimit për një kohë të gjatë ka shtuar në peshë rreth 25 kilogramë. Gjatë emisionit, prezantuesi rrëfeu se tashmë prej tre ditësh është vënë në sfidë me veten për të renë nga pesha.
“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua, puna ishte në luhatje dhe nuk isha i qetë dhe isha fokusuar vetëm tek sporti. Bëja shumë sporte të ndryshme dhe mesa duket e ekzagjerova dhe pata këputje të tendinës së Akilit. Ky është një dëmtim nga më të rëndat që mund t’i ndodhë një sportisti dhe i rrezikon karrierën. M’u deshën 6 muaj pas operacionit për të rimarrë veten dhe pasi iu ktheva jetës normale tendina u këput prap për së dyti. U operova në Shqipëri herën e dytë dhe kam qëndruar për 4 muaj të tjera në allçi dhe me proteza. Por e ndjej dhe e shoh që nuk do të rikthehem më si më parë. Për 9 muaj kam qëndruar i shtrirë, kam lëvizur vetëm për të takuar të dashurën në Vienë. Dhe në këto 9 muaj kam qenë shumë pasiv dhe kam ngrin shumë ushqim dhe kapa maksimumin 100 kile”, rrëfeu Muça.
Alban Malaj – Specialist ne Kirurgji Vaskulare dhe Endovaskulare