Video/ Flamur Noka i hedh miell në fytyrë Kryeministrit Rama
Vetëm disa minuta pasi rinisi seanca parlamentare, deputeti Flamur Noka i hodhi kryeministrit Edi Rama miell në fytyrë.
Mielli përveç kryeministrit Rama, kapi kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati si dhe Senida Mesin. Kjo bëri që kryeparlamentari Gramoz Ruçi të ndërpresë sërish seancën e cila do të rinisë, pasi garda e Kuvendit të nxjerrë jashtë deputetët e opozitës. Ruçi kërkoi përjashtimin e menjëhershëm të deputetëve Flamur Noka dhe Ervin Salianji pasi hodhën të dy miell ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, si dhe ndaj deputetit Klevis Balliu pasi hodhi sende ndaj kryeministrit./tvklan.al