Video/ Berisha: Parlamenti do të nxjerrë me lecka Edi Ramën
Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të nxjerrë nga Kuvendi Kryeministrin Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij nga vendi, Berisha nuk mbajti asnjë fjalim përveç se parrullës së opozitës, për të nxjerrë jashtë Kryeministrin për fjalorin jo etik që përdori në seancën e javës së kaluar.
“Nxirre jashtë për fyerje publike më të madhe që u ka bërë shqiptarëve që nga dita e themelimit të Parlamentit të Shqipërisë deri sot. Nxirre jashtë njeriun që meriton nga çdo shqiptar të thirret sot t*ap, t*ap dhe vetëm t*ap. Nxirre jashtë. Nxirre jashtë njeriun që shndërroi Shqipërinë në vendin e të burgosurve politikë, nxirre jashtë njeriun që urren Kukësin, nxirre jashtë se Parlamenti do ta nxjerrë atë me lecka. Jashtë Edi Rama! Kjo është fjala ime
“, u shpreh Berisha.
/tvklan.al