Partizani synon vendin e dytë


Partizani synon vendin e dytë

17:00 12/04/2018

Pasi mori vendin e tretë tashmë lufta është për ta mbajtur. Për të qëndruar në këtë objektiv të sezonit, Partizani më parë duhet të kalojë nga Kukësi si një prej takimeve që konsiderohen si finale.

“Ka ardhur momenti i vërtetë për të treguar fytyrën tonë në këtë ndeshje kaq decizive. Janë 8 ndeshje finale që duhet t’i marrim një nga një”.

Oreksi vjen duke ngrënë dhe Dalipi nuk fsheh ambiciet.

“Do luftojmë për vendin e dytë, por t’i marrim ndeshjet me radhë”.

Kukësi është në vendin e dytë ka 6 pikë më shumë se Partizani. Të kuqtë kërcënohen në pozicionin e tyre edhe nga Laçi.

Tv Klan






Të ngjashme