Shqipëria e 56-ta në FIFA
Shqipëria është ngjitur 2 pozicione në klasifikimin e FIFA-s pavarësisht humbjes 1 – 0 me Norvegjinë në miqësoren e 26 Marsit. Kuqezinjtë renditen në vendin e 56 për muajin Prill. Rezultatet e përfaqësueseve të tjera që kanë qenë më të dobëta ndihmuan Kombëtaren e drejtuar nga Christian Panucci.
Rekord për Kosovën që e ka përmirësuar me 24 vende klasifikimin e saj në FIFA. Skuadra e Bernard Challandes me fitoret 1 – 0 me Madagaskarin dhe 2 – 0 me Burkina Faso ngjitet në vendin e 152.
Ky është pozicionimi më i mirë për Kosovën prej momentit që është përfshirë në klasifikimin e FIFA-s. Në krye të kësaj renditje është sërish Gjermania e ndjekur nga Brazili dhe Belgjika.
Tv Klan