Emri/ Tenton të grabisë bankën, autori kërcënon me thikë punonjësit
Një tentative grabitje të një banke e nivelit të dytë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 11:10 në lagjen Nr.4 Durrës. Autori i grabitjes është Kreshnik Margjoni, 24 vjeç nga Rresheni banues në ish-Kënet të Durrësit, ka tentuar të vjedhë me dhunë, nën kërcënimin e një thike një sasi parash.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur kapjen e autorit, sekuestrimin e thikës dhe të parave.
Margjoni është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës./
tvklan.al