Guvernatori i Bankës së Shqipërisë vizitë në Maqedoni
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka marrë pjesë në konferencën 7-vjetore të kërkimeve të Bankës së Maqedonisë. Kreu i Bankës Qendrore vlerësoi rëndësinë e kombinimit të politikave monetare me ato fiskale, për të sjellë më shumë efekte në ekonomi.
Ai theksoi se Banka e Shqipërisë ka në qendër të vëmendjes rritjen e kreditimit, uljen e huave me probleme dhe forcimin e stabilitetit financiar.
Tema e bisedimeve në këtë aktivitet ishte cikli i ri global në normalizimin e politikës monetare, një dekadë pas krizës. Për këtë çështje, Gent Sejko tha se Banka e Shqipërisë ka orientuar politikën e saj drejt forcimit të ekonomisë së vendit dhe mbështetjes së rritjes së saj.
Tv Klan