Video/ Digjen qëllimisht makinat e efektivit të Delta Force
Tre automjete janë djegur në Vlorë pas mesnatës, në dy raste të ndryshme. Policia bën me dije se rreth orës 02:00 në lagjen “1 Maji” janë djegur dy automjete tip Benz dhe BMW. Të dy këto makina janë në pronësi të efektivit të Delta Force në Vlorë, Ermelind Abazit
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, ndërsa dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme. Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar dhe arrestuar autorin.
Ndërsa në fshatin Bishan rreth orës 00:40, është djegur plotësisht një automjet tip Volkswagen në pronësi të qytetarit Klement Troka. Sipas hetimeve paraprake, mendohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
/tvklan.al