77-vjeçarja gjendet e mbytur në pusin e banesës
Një 77-vjeçare është gjetur e mbytur në pus në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.18 të qytetit të Durrësit.
Policia thotë se viktima me iniciale S.M. u gjet e pajetë nga familjarët e saj. Shkaqet janë ende të paqarta. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje.
/tvklan.al