Tirana ngjitet në Superligë
Tirana siguroi matematikisht ngjitjen në Superligë. Bardheblutë fituan 3-2 me Pogradecin. Me një tifozeri të paktë, lojës së Tiranës nuk i mungoi ritmi. Për t’u theksuar është se edhe lojtarët nuk i festuan me entuziazmin e zakonshëm.
Avantazhi i Tiranës erdhi nga një autogol i lojtarëve të Pogradecit. Në pjesën e dytë, në minutën e 58-të, Halili dyfishoi shifrat. Greca, në minutën e 80-të, ka vulosur gjithçka. Pavarësisht fitores dhe rikthimit në superiore në klubin bardheblu mbizotëron një atmosferë e tensionuar.
Mësohet se trajneri Ze Mari është larguar nga stadiumi duke mos dalë në konferencën për shtyp. Mediave iu kanë qëndruar larg të gjithë përfaqësuesit e klubit.
Tv Klan