Video/ Mane: Kam marrë masa që Duka të mos hyjë më në Izrael


Video/ Mane: Kam marrë masa që Duka të mos hyjë më në Izrael

21:19 14/04/2018

Ai është njeriu më i pasur në Shqipëri për të disatin vit radhazi. Bëhet fjalë për biznesmenin Samir Mane, i cili ishte sot i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan.

Vetëm pak javë më parë, miku i tij dhe njëkohësisht Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ishte po në të njëjtin emision, ku rrëfeu se disa vite më parë kishte shprehur një dëshirë tek “Muri i Lotëve” në Izrael, që t’i shtoheshin lekët Manes.

“Unë në fakt nuk e kisha dëshirë të vërtetë, e kisha me gjysmë shakaje, por atij ju shtuan vërtetë. Tani kam në plan të shkoj në Izrael dhe do shkruaj një letër tjetër që t’i mbarohen lekët Samirit, se nuk e duroj dot me aq shumë lekë”

, tha Duka.

Deklaratës së tij Mane i është përgjigjur me humor duke thënë se “ka marrë masa” që Duka të mos hyjë më në Izrael.

Ermal Mamaqi:

Ta kam përmendur emrin në 40 emisione vetëm që t’i të vije këtu.

Samir Mane:

Nuk janë 40 në fakt janë 32 emisione, por nuk ka rëndësi.

Ermal Mamaqi:

Kush ka qenë i ftuari që të ka pëlqyer më shumë? Mos më thuaj që është Arman Duka! E dëgjove se cili është sekreti i pasurisë tënde.  

Samir Mane:

E dëgjova me vëmendje dhe ai ma kishte thënë edhe më parë këtë histori që ka shkuar në Izrael tek “Muri i Lotëve” dhe ka shkruar një letër që t’më shtohen paratë mua. Nuk më pëlqeu që tha që do shkonte sërish në Izrael dhe do shkruaj një tjetër letër që t’më mbarohen paratë mua. Kam marrë masa për këtë punë që ai të mos hyjë më në Izrael.

/tvklan.al






Të ngjashme