Video/ Kush është personi i vetëm që i ndërhyn Manes për të punësuar njerëz 


Video/ Kush është personi i vetëm që i ndërhyn Manes për të punësuar njerëz 

21:53 14/04/2018

Biznesmeni Samir Mane ishte sot i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”.

Gjatë emisionit, Mane rrëfeu se kush është personi i vetëm që i ndërhyn për të punësuar njerëz në kompanitë e tij. Ai tha se nëna e tij shpesh këmbëngul që të punësojë të afërm, miq apo edhe komshinj të tyre, pavarësisht se ai i sqaron se për të fituar një vend pune duhet meritokraci.

Ermal Mamaqi:

Ka llafe që thonë se drejtoreshë e Burimeve Njerëzore në “Balfin Grup” është mamaja jote.

Samir Mane:

Unë nuk pranoj fare që të më ndërhyjnë për njerëz, sepse ne kemi struktura dhe njerëz që punojnë për atë punë. I vetmi njeri që më ndërhyn është mamaja ime, sigurisht për Korçën. Dhe sa herë shkoj për dreka apo për darka me të më thotë: Filanin duhet ta fusim në punë se e kemi patur në lagje. Unë i them të mos më ndërhyj dhe i shpjegoj me fjalë të mëdhaja që kemi meritokraci. Dhe ajo më thotë: Shumë mirë që i ke ati ti, por filanin do ta marrësh në punë se është djalë i mirë. Dhe kur nuk i ecën me mua shkon tek vëllai im Juli, ai është më i butë se unë.

/tvklan.al






Të ngjashme