
Zjarri i fuqishëm kërcënon shtëpitë në Sidnei
Qindra zjarrfikës australianë po përballen me një zjarr të madh që ka rënë në zonën jugore të Sidneit, Australi.
Shërbimi Zjarrfikës Rural i New South Wales tha se ishte i shqetësuar se flakët mund të përhapen me shpejtësi dhe kjo mund të ketë pasoja për njerëzit.
Shane Fitzsimmons tha se zjarri ka qenë “tejet agresiv” dhe mund jetë i rrezikshëm edhe për zonat e tjera.
Më shumë se 70 zjarrfikëse janë dërguar në vendngjarje si dhe disa helikopter që po hedhin ujë për të shuar flakët.
Moti i kohëve të fundit në Australinë juglindore ka qenë jashtëzakonisht i nxehtë./tvklan.al