Tirana debuton në Ligën Ballkanike në regbi


Tirana debuton në Ligën Ballkanike në regbi

09:28 16/04/2018

Regbi në mes të Radnickit të Nishit të Serbisë dhe Tiranës. Masat e sigurisë ishin të mëdha për rreth stadiumit. Por, gjithçka kaloi pa incidente. Sportistët thonë se u tregua kultura e këtij sporti, i cili ngelet ndër të vetmit ku politika përfshihet rrallë. Tirana humbi 38 – 0. Sportistët shqiptarë ngelën të kënaqur.

“Me anë të lojës tonë nxorëm më shumë se sa e prisnim.

Mikpritja ishte shumë e madhe”, tha Alban Llapa.

Përfaqësuesit e klubit serb thanë se u zhvillua një ndeshje e mirë dhe miqësia do të vazhdoj edhe në garat e tjera të Ligës Ballkanike.

“Ndeshja u konsiderua e rrezikut të lartë, por masat janë parandaluese dhe jemi të lumtur që përkundër pjesëmarrjes së njerëzve nuk ndodhi asnjë incident’, tha Llazar Zhivkovic, Trajner i Klubit Radnicki nga Nishi. 

Si në çdo ndeshje të këtij niveli biletat u shitën me karta të identitetit, por kësaj radhe nuk pati as parulla kundër e as incidente.

Tv Klan






Të ngjashme