
Berisha-deputetëve: Shumëfishoni kontaktet me qytetarët
Në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar, ish-Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga deputetët demokratë të shumëfishojnë kontaktet me qytetarët, duke mos ndalur përballjen me qeverinë.
Berisha mësohet të ketë thënë se Kryeministri Rama po tenton të krijojë një diktaturë të re, ndaj sipas tij, opozita duhet të reagojë duke gjetur forma të reja përballjeje.
Sipas ish-Kryeministrit, vendi po kalon një gjendje të rëndë ekonomike. Berisha ka kërkuar nga të zgjedhurit demokratë që të dalin derë më derë me fletëpalosje në mbrojte të biznesit të vogël, pas përfshirjes nga 1 Prilli në skemën e TVSH-së.
Tv Klan