Zjarri i merr jetën 3 personave
Tre persona kanë vdekur nga një zjarr në Australi pas raportimeve të një shpërthimi, tha policia.
Autoritetet gjetën trupat e dy femrave dhe një mashkulli pasi flakët përshinë shtëpinë në Brisbane, të martën në mëngjes.
Fqinjët morën në telefon autoritetet pasi dëgjuan zhurmën e një shpërthimi të madh, tha Inspektori i Policisë Queensland Dan Bragg.
Ai tha se shkaku i zjarrit do të përcaktohet më vonë, por policia po e trajton atë si të dyshimtë.
Ekipet kundër zjarrit shuan flakët ndërsa banorët që banonin aty pranë u evakuuan./tvklan.al