Pyetja që zemëroi Xhesurin
Edhe pse 5 vite më parë për pak i mbijetoi një aksidenti me motor, aktori i njohur turk, Kivanc Tatlitug, nuk ka hequr dorë nga pasioni i tij për shpejtësinë mbi dy rrota.
Javët e fundit ai është parë sërish me motor, pavarësisht paralajmërimeve të bashkëshortes së tij, Basak Dizer, për të qenë më i kujdesshëm. “CNN Turk” raporton se pyetja e një gazetari për këtë pasion e ka zemëruar aktorin 34-vjeçar, i cili mes të tjerash ka luajtur edhe rolin e Xhesurit në serialin “Xhesuri dhe e Bukura”. Mbrëmjen e kaluar, Tatlitug është ndalur nga gazetarët në dalje të restorantit që ka në bashkëpronësi me të shoqen në Nisantasi të Stambollit. Por pyetjen “a zemërohet Zonja Basak kur ngisni motor?” aktori i famshëm nuk e ka pritur aspak mirë. I zemëruar me gazetarin ai hipi më shpejtësi në makinë./tvklan.al