Në Shkodër, këmbësorë e mjete ecin bashkë mes për mes rrugës
Këtu në Shkodër nuk do t’ia dijë kush për rregullat e qarkullimit. As drejtuesit e mjeteve dhe as këmbësorët. Biçiklistët aspak.
Çdo ditë që kalon dhe lëvizja në qytetin verior bëhet e vështirë. Të gjithë kanë frikë, kur dalin në rrugë. Ata i thyejnë rregullat, por thonë se të futesh në kaosin e Shkodrës, duhet shumë kujdes.
Nga ana tjetër janë edhe këmbësorët. Pavarësisht pasojave, ata nuk shfrytëzojnë trotuarët për të levizur, por ecin mes për mes rrugës njësh me makinat.
Nuk ka segment në Shkodër të mos shikosh makina që parkohen dyshe. Mungesa e vendparkimeve i ka bërë rrugët të pafunksionueshme.
Qendra e qytetit dhe hyrje-daljet nga Shkodra janë pikat ku lindin problemet e rënda. Pasi aty ka fluks të madh të mjetesh dhe aksidentet nga pakujdesia janë të pashmangshme.
/abcnews.al