Rekomandimi për hapjen e negociatave, Bushati: Ditë e madhe për Shqipërinë


Rekomandimi për hapjen e negociatave, Bushati: Ditë e madhe për Shqipërinë

16:41 17/04/2018

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar menjëherë pas rekomandimit për nisjen e negociatave me Shqipërinë. Ministrit thotë se kjo është një ditë e madhe për vendin dhe reformat e kryera kanë dhënë frytet e veta.

“Ditë e madhe për Shqipërinë. Komisioni rekomandoi hapjen e negociatave. Mesazh i qartë se reformat e thella dhe të pareshtura që kemi ndërmarrë për shtetformim, më në fund po japin fryte, dhe se rajoni është pjesë organike e Evropës. Kjo është një ditë për të përveshur mëngët dhe vijuar me punën e madhe. Faleminderit  @FedericaMog @JHahnEU @JunckerEU, shkruan ministri Bushati në rrjetin social Twitter

./tvklan.al





Të ngjashme