Panik në avion, motori shpërthen në ajër


Panik në avion, motori shpërthen në ajër

14:56 18/04/2018

Një motor në një fluturim të Southwest Airlines me 149 persona në bord shpërtheu dhe u shpërbë në ajër të martën, duke vrarë një pasagjer dhe duke vënë në rrezik jetën e një tjetri pasagjer, sipas autoriteteve ajrore dhe dëshmitarëve.

Sipas

Reuters

, aeroplani, një Boeing 737-700 i cili ishte nisur nga Dallas për në Nju Jork, bëri një ulje emergjente në Filadelfia.

Vdekja e 43-vjeçares Jennifer Riordan në fluturimin 1380 ishte e para në një aksident në aviacionit amerikan që nga viti 2009, sipas statistikave të Bordit të Sigurisë Kombëtare të Transportit (NTSB).

Kryetari i NTSB Robert Sumwalt tha në një konferencë shtypi të mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Filadelfias se një hetim paraprak zbuloi se një nga tehet e motorit mungonte, duke bërë që motori të prishej.

Sumwalt tha se një pjesë e kapakut të motorit,  u gjet në Bernville të Pensilvanisë, rreth 70 milje nga aeroporti i Filadelfias.

Fluturimi 1380 u ngrit nga Aeroporti LaGuardia i Nju Jorkut në orën 10:27 dhe u ul në Filadelfia vetëm nën një orë më vonë./tvklan.al 






Të ngjashme