Atentati i pretenduar ndaj Doshit, Shuhet masa për Durim Bamin


Atentati i pretenduar ndaj Doshit, Shuhet masa për Durim Bamin

13:04 18/04/2018

Gjykata ka shuar këtë të mërkurë masën e sigurisë për Durim Bamin, i cili që prej vitit 2015 ndodhej në arrest shtëpie.

Bami akuzohet për kallëzim të rremë në bashkëpunim, për atentatin e pretenduar ndaj Tom Doshit. Masa ndaj tij u shua pasi kaluan afatet e hetimit. 

Duke qenë se prej 3 vitesh nuk ishte bërë asnjë hap në procesin gjyqësor, pak muaj më parë Bami bëri kërkesë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për shuarjen e masës së sigurisë ndaj tij.

Ai është një nga tre të akuzuarit për fabrikimin e provave të rreme të një skenari për vrasjen e deputetit Tom Doshi në vitin 2015. Dy personat e tjerë janë vetë deputeti Tom Doshi dhe ish-deputetin Mark Frroku. 

Sipas Prokurorisë, tre të pandehurit e kësaj dosjeje në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar prova të rreme me qëllim për të ushtruar ndjekje penale ndaj Presidentit Ilir Meta.

/tvklan.al






Të ngjashme