Basha: Rreziku kundër hapjes së negociatave është Rama, të lejojë arrestimin e Tahirit


Basha: Rreziku kundër hapjes së negociatave është Rama, të lejojë arrestimin e Tahirit

15:24 18/04/2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha të mërkurën pas kthimit nga një vizitë dy ditore në Gjermani se, rreziku më i madh kundër hapjes së negociatave është qeveria Rama, korrupsioni dhe lidhjet e saj kriminale.

Tani është ora që Edi Rama të marrë përgjegjësitë e tij. Të mos fshihet pas fishekzjarreve dhe shashkave, të marrë përgjegjësitë e tij për të lejuar arrestimin e Saimir Tahirit dhe të gjithë atyre që ka mbrojtur duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën. Duke lejuar drejtësinë të hetojë dhe verë para përgjegjësisë çdo politikan dhe zyrtar të korruptuar dhe të lidhur me krimin

”, tha Basha në një dalje për mediat nga selia blu.

Ai tha se shumë shpejt vendet anëtare do të marrin vendimin e tyre dhe se Partia Demokratike u bën thirrje edhe vendeve skeptike si Gjermania, Franca dhe Holanda të vendosin pro hapjes së negociatave, pasi një vendim negativ ndëshkon Shqipërinë e shqiptarët dhe shpërblen keqbërësit.

Problemet nuk i shpik opozita dhe aq më pak CDU-CSU, apo institucionet evropiane. I gjithë ai diskurs ka për qëllim të fshehë faktin se në Shqipëri ka probleme të mëdha me funksionimin e demokracisë, me shit-blerjen e votës

”.

Basha tha se

“detyra jonë si opozitë është as të mos fshehim të vërtetën dhe as të bëjmë hipokritin”.

Kreu demokrat përshëndeti vendimin për të rekomanduar hapjen e negociatave të Komisioni Europian, i cili vjen si një lajm i mirë për shqiptarët, në një kohë depresioni ekonomik.  

Sa më shumë të përparojmë në procesin e integrimit europian, aq më shumë presion do të ketë mbi qeverinë për çështjet e të drejtave të njeriut, si arrestimi i qytetarëve në Kukës në mes të natës dhe i arrestimit të peshqve të mëdhenj si Saimir Tahiri, në standarde të demokracisë, presionin ndaj mediave etj

”.

Vendimi për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë pritet të zyrtarizohet në samitin e Këshillit të Europës, në datat 28-29 Qershor./tvklan.al






Të ngjashme