Laçi befasoi Kukësin
Laçi befasoi Kukësin në “Zeqir Ymeri”, duke arritur finalen e Kupës së Shqipërisë. Barazimi 1 – 1 në takimin e kthimit kualifikoi ekipin kurbinas që në shtëpi e mbylli pa gola sfidën e parë.
Futbollistët kurbinas u ndihmuan nga policia për të hyrë në dhomat e zhveshjes në fund të takimit, pasi tifozët vendas lëshuan sende të forta në drejtim të tyre. Laçi synon për herë të tretë Kupën e Shqipërisë.
Tv Klan