Mbytet në det vogëlushja 5-vjeçare


Mbytet në det vogëlushja 5-vjeçare

22:11 18/04/2018

Një vogëlushe është mbytur në det teksa teksa kishte shkuar në plazh me nënë e saj. 5-vjeçarja kishte hyrë në det së bashku me nënën e saj, por për fat të keq nuk doli më e gjallë. Tragjedia ndodhi në një nga plazhet e Durdle Door në Dorset, Britani.

Edhe pse rojet bregdetare nxituan menjëherë në vendngjarje sapo dëgjuan alarmin e kuq, ajo nuk mundi dot të shpëtonte, ndërsa nëna e saj arriti të mbijetonte.

Policia tha se vogëlushja nga Salisbury, Wiltshire, u dërgua në spitalin e Dorset, por u shpall e vdekur.

/tvklan.al






Të ngjashme