Mbyti dhe copëtoi trupin e të dashurës, kapet duke hedhur kufomën në lumë
Masakroi të dashurën në 11 copa, kapet duke e hedhur trupin e saj në lumë. Shahnawaz Sheikh thuhet se ka mbytur Zulekha Sheikh para se të copëtonte dhe më pas ta flakte. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Indi.
Ai e ka joshur atë duke e marrë në banesën e tij dhe pas një debati të fortë ai e ka mbytur. Mësohet se Shahnawaz Sheikh baba i dy fëmijëve kishte një marrëdhënie jashtë martese me Sheikh.
Kohët e fundit, Zulekha ishte përpjekur ta bindte Sheikun që ta linte gruan. Ajo gjithashtu i bënte presion, atij duke i kërkuar para vazhdimisht. Por kohët e fundit marrëdhënia e tyre jashtëmartesore filloi të kishte probleme të shumta.
/tvklan.al