Gabimi që i kushtoi shumë shtrenjtë Zejnepit
Hajdutët kanë bastisur shtëpinë e aktores turke, Cansu Dere, duke i vjedhur sende me vlerë që arrijnë në mbi 100 mijë euro.
Sipas “HaberTurk”, hajdutët kanë studiuar lëvizjet e aktores së njohur për rolin e Zejnepit në serialin “Nënë”. Pasi kanë parë që aktorja është larguar për në setin e xhirimeve të një projekti të ri që ka nisur, hajdutët janë futur në shtëpi nga ku i kanë vjedhur bizhuteritë e shtrenjta. Sipas raportimit të medias turke, ata nuk kanë prekur bizhuteritë imitime, iPadin dhe as laptopin e aktores. Ajo çka ua ka bërë punën më të lehtë hajdutëve ka qenë mungesa e kasafortës në shtëpi. Ky gabim i Deres i ka kushtuar shtrenjtë, pasi në mesin e sendeve të vjedhura janë edhe disa orë dore shumë të shtrenjta. Aktorja ka lajmëruar menjëherë policinë, të cilëve mësohet u ka thënë se në shtëpinë e saj janë vjedhur më shumë se 100 mijë euro sende me vlerë. Dere banon në një shtëpi me qira në Bebek-Aşiyan, një prej lagjeve më të pasura në brigjet e Bosforit. /tvklan.al