Armeni vazhdojnë protestat kundër qeverisë


Armeni vazhdojnë protestat kundër qeverisë

17:14 20/04/2018

Së paku 65 veta u arrestuan nga policia, në ditën e tetë të protestave kundër Qeverisë në Armeni. Qindra protestues dolën në rrugët e Jerevanit për të kundërshtuar zgjedhjen e ish-presidentit Serzh Sarkasian në postin e kryeministrit.

 Ligjvënësi i opozitës, Nikol Pashinian, i cili po udhëheq protestat, marshoi në qendër të Jerevanit së bashku me demonstruesit. Policia kombëtare tha se 65 veta janë dërguar në stacione policore, pasi kanë bllokuar trafikun. Ditë më parë, Parlamenti i Armenisë e votoi Sarkisianin për kryeministër, duke forcuar dominimin e tij pas një dekade si president./REL






Të ngjashme