A kërcënove Edi Ramën me shprehjen “nuk ka bir nëne dhe bir kur**”?/ Saimir Tahir: Nuk shantazhoj njeri
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ftuar mbrëmjen e së premtes në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, foli për rikthimin e tij pas 6 muajsh në Kuvend. I pyetur nga gazetari Arjan Çani se si ndihej për rikthimin , ish ministri tha se është relaksuar.
Kam pasur një regjim të relaksuar, nga oraret, se ndryshe kur je në një detyrë ke më shumë impjenjime.
Arjan Çani: E ke marrë rrogën?
Rroga është përgjysmë… Dua t’i shmangëm kësaj që koha i harron të gjitha. Ka njerëz që shpesh dhe më shkruajnë për të më dhënë kurajo, unë më shumë dua të përballem para drejtësisë”
, u shpreh Tahiri.
Gazetari Çani e pyeti Saimir Tahirin lidhur me deklaratën e tij të bërë një ditë më parë para gazetarëve “për mua ka vlerë e vërteta dhe askush nuk mund të më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi. Nuk e besoj që do ketë dhe bir nëne dhe bir k… që do të më pengojë.
Ministri Tahiri tha “Më shumë sesa mundohesh ti apo unë dhe të dy bashkë në studio ta veshim këtë më një kostum që nuk i rri, palë çfarë po ndodh , për mua është fare e thjeshtë në dy momente ku ndoshta vëmendja ka qenë më madhe tek unë sesa herët e tjera, nuk është qëllimin të kopjoj Edi Ramën, apo njeri tjetër. Kjo ishte për të shprehur atë që mendoj dhe nuk ka të bëjë më shantazhin.
E para sepse as nuk është në mënyrë time të kërcënoj njeri dhe e dyta nuk kam pse ta bëj.
Pse ke zgjedhur shprehjet e atij?
Nuk ka të bëjë me zgjidhjen e shprehjeve të atij, se ju bëni ura në kokë dhe më keni kthyer 15 vite më parë./
tvklan.al