Video/ “Nuk më dorëzojnë dot”. Intervista e Saimir Tahirit në ‘Zonë e Lirë’
Në intervistën për “Zonë e Lirë” në Tv Klan, ish-ministri i Brendshëm iu përgjigj disa pyetjeve të shkurtra të gazetarit Arjan Çani.
Arjan Çani: Çfarë do bësh tani?
Saimir Tahiri:
Atë që kam bërë gjithmonë!
Arjan Çani: A u ktheve në Parlament për t’u treguar të gjithëve se ti dhe mandati yt nuk digjeni aq lehtë?
Saimir Tahiri:
Për t’i treguar të gjithëve që nuk kam arsye të dorëzohem.
Arjan Çani: Ti the kush e merr heshtjen time për dorëzim, por nëse më dorëzojnë të tjerë…po nëse të dorëzojnë?
Saimir Tahiri:
Nuk mund të ndodhi kjo!
Arjan Çani: Kaq i bindur je?
Saimir Tahiri:
Them se po.
Arjan Çani: Çfarë plani ke për të shpëtuar veten nëse të bëjnë kurban?
Saimir Tahiri:
Pak vështirë kjo…
Arjan Çani: A do t’i bëje ca muaj burg për qejf, nëse bashkë me ty dhe Adriatik Llallën, që BE të hapë portat për Shqipërinë?
Saimir Tahiri:
Ky është kurbani, por nuk do ishte e shëndoshë për kërkënd.
Arjan Çani: Si do t’i frenosh bijtë e nënave dhe të kurvave të të pengojnë?
Saimir Tahiri:
Mendoj që e vërteta është e aq e madhe sa ska…
Arjan Çani: A e ke gati mesazhin e trertë dhe të vërtetë të koduar për piktorin, piktori është Edi Rama, nëse nuk e ha presionin me të dytin?
Saimir Tahiri:
Unë se bëj, po as ai nuk i ha.
Arjan Çani: Si do t’i godasësh socialsitët që u sollën si Papa në Parlament duke të lënë vetëm?
Saimir Tahiri:
I mirëkuptoj të gjithë.
Arjan Çani: Çfarë dosje i ke përgatitur kundërshtarëve të tu për t’u hakmarrë?
Saimir Tahiri:
Kundërshtarët e mi kanë aq kusure sa s’kanë nevojë për dosje. /tvklan.al