Konflikt me armë në një loto
Një konflikt mes tre personave ka çuar në përdorimin e armës në Elbasan, si dhe arrestimin e dy prej tyre.
Në pranga përfunduan Fjodor Berati dhe Fatjon Pllumbi, dajë e nip, të cilët u konfliktuan me pronarin e një lotoje për arsye ende të panjohura.
Sherri mësohet se nisi fillimisht mes Beratit dhe pronarit. Pas kësaj, nipi i tij Pllumbi mori kallashnikovin dhe qëlloi në ajër, në afërsi të lokalit.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar. Autoritetet policore sekuestruan armën, një karikator me 12 fishekë, si dhe dy gëzhoja.
/tvklan.al