Video/ “I dhuroi 100 mijë Lekë”, Erion Isai tregon sa tolerant është Besi


Video/ “I dhuroi 100 mijë Lekë”, Erion Isai tregon sa tolerant është Besi

21:15 22/04/2018

Në puntatën e fundit të “Për drekë me mua”, pjesëmarrësit në garë Arjola Shehu dhe Erion Isai do të shijonin një drekë në shtëpinë e Bes Kallakut.

Nuk kanë munguar as këtë herë batutat, të qeshurat por edhe disa të pathëna rreth dy aktorëve shumë të dashur të humorit.

Teksa po drekonin dhe në bisedë e sipër Erion Isai zbuloi se gjatë marrëdhënies së punës me Besin por edhe shoqërisë së tyre, Bes Kallaku është ai i cili është treguar gjithmonë më tolerant.

(Ndiqeni videon në minutën 13:45)

Në 11 vjet punë dhe shoqëri që kemi pasur nuk ka pasur zënka madje dhe as hatërmbetje.

“Besi është më tolerant. Është nga natyra. Thotë “si të duash loku”, “po ore loku”. Ai është me pak fjalë lok”,

tregon me humor Erion Isai.

Madje të dy kolegët dhe miqtë nuk nguruan të tregonin edhe një ngjarje të shkurtër, për të ilustruar natyrën tolerante të Besit.

Erion Isai:

“Po punonim për shfaqjen 'Parajsa e Skifterave' dhe i thashë X ka bërë Y veprim. T’i flas unë? Jo më tha nuk e fal këtë radhë, nuk e diskutoj fare, do i flas vetë. Kur u kthye i thashë, hë i fole?

I fola tha, u prek, më erdhi keq, i dhashë edhe 100 mijë lekë”.

“I dhashë 100 mijë lekë, më erdhi keq mënyra si uli kokën”,

 shtoi duke qeshur Besi./

tvklan.al 






Të ngjashme