Belgjika dënon autorin e sulmit terrorist në Paris
Autori i dyshuar i sulmit terrorist në Paris në vitin 2015, Salah Abdeslam është shpallur fajtor për vrasje në tentativë pas një sulmi në Bruksel në mars të vitit 2016.
As Abdeslam dhe as i akuzuari tjetër Sofien Ayari, i cili gjithashtu është shpallur fajtor, nuk ishin në gjykatë kur u dha vendimi.
Abdeslam ndodhet në një burg në Francë, në pritje të një tjetër gjyqi, për rolin e tij të dyshuar në sulmin terrorist të Parisit në Nëntor të vitit 2015.
Sipas mediave të huaja, prokurorët thanë se ai është i vetmi që ka mbijetuar nga grupi i terroristëve që ishin pjesë e sulmit./tvklan.al