Agolli shpallet kampion në Azerbajxhan
Qarabag i Ansi Agollit siguroi titullin kampion në Azerbajxhan kur kanë mbetur edhe 4 javë para fundit. Fitorja 1 – 0 në fushën e Sumqayit i dha titullin e 5-të radhazi jo vetëm ekipit, por edhe mbrojtësit shqiptar është pjesë kampionatit azer që prej 2010.
“Ka qenë 1 vit mjaft i ngarkuar, megjithatë eksperienca që kemi fituar gjatë këtyre viteve bëri atë që ta menaxhonim në mënyrën e duhur edhe këtë kampionat dhe sigurirsht jam shumë i lumtur për arritjen e këtij titulli”.
Ky sezon ishte i jashtëzakonshëm për ekipin kampion dhe natyrisht Ansi Agollin, pasi debutuan në grupet e Champions League. Qëllimi i Agollit është të vijojë akoma me Qarabag për të përsëritur suksesin e një sezoni më parë. 35-vjeçari i cili ka qenë pjesë e rëndësishme e Kombëtares, mbeti jashtë listës së Christian Panucci në miqësoren e fundit me Norvegjinë.
Tv Klan