9 të vdekur dhe 16 plagosur në Kanada
Të paktën 9 persona humbën jetën, ndërsa 16 të tjerë mbetën të plagosur pasi një furgon u fut në trotuar këtë të hënë, në Toronto të Kanadasë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:30 me orën lokale, në një kryqëzim tejet të populluar, në veri të qytetit.
Autori, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, u largua nga vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar pak më vonë. Autoritetet thonë se nuk mund të përcaktojnë arsyet apo motivet e kësaj ngjarjeje.
Pronari i një dyqani në zonë, duke folur për BBC tha se kishte dëgjuar ulërima që vinin nga ana tjetër e rrugës. Reza Hashemi rrëfeu se shoferi i furgonit hipi në trotuar, përplasi njerëzit dhe e ripërsëriti këtë veprim disa herë.
Policia urdhëroi evakuimin e zonës dhe mbylljen e metrove deri në një urdhër të dytë. Niveli i sigurisë në Toronto mbetet maksimal. Qyteti kanadez mirëpret Samitin e G7, vetëm pak kilometra nga vendi ku ndodhi ngjarja.
/tvklan.al