Italia pranë formimit të qeverisë
Thuajse 2 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme, Italia është pranë daljes nga kriza politike që prodhuan këto zgjedhje.
Gjatë konsultimeve me kreun e dhomës së ulët të Parlamentit, Roberto Fico, Partia Demokratike i dha dritën jeshile bashkëpunimit me Lëvizjen 5 Yjet, me kusht që jashtë këtij koalicioni të qëndrojë Lega Nord e Mateo Salvinit.
Në xhiron e parë të konsultimeve, kreu i Lëvizjes 5 Yjet i ofroi aleancë Salvinit, por bashkimi i dy forcave euro-skeptike nuk u bë i mundur pasi nuk ranë dakord për aleancën me Forza Italia-n e Silvio Berlusconit.
Tv Klan