
“Avengers: Infinity War”
Premiera në Los Anxheles ka bërë që e gjithë bota e filmit të flasë për “Avengers:Infinity War”.
Heronjtë më të mirë të filmave tani janë bashkë për të shpëtuar botën nga shkatërrimi. 237 superheronjtë do të luftojnë kundër dorës magjike duke sakrifikuar gjithçka për të ardhmen e njerëzimit.
Reagimet e shumta në rrjetet sociale kanë lënë të kuptohet se ky film do të jetë epik dhe i pakrahasueshëm.
Shume përfaqësues të kinematografisë kanë thënë se ‘Lufta e pafundësisë’ është gjithçka që dëshironi. Ka nota humori, është befasues, i frikshëm, i mbushur me ndërveprime të këndshme mes personazheve më të mirë”.
“Avengers: Infinity War” ka kushtuar 400 milionë dollarë, buxheti më i madh që ka shpenzuar kompania Marvel për krijimin e një filmi.
Klan Plus