Guruja indian shpallet fajtor për përdhunim


Guruja indian shpallet fajtor për përdhunim

15:26 25/04/2018

Një guru indian i cili pretendon se ka miliona ndjekës në mbarë botën, është shpallur fajtor për përdhunim.  

Një gjykatë në qytetin verior të Jodhpurit shpalli fajtor për përdhunimin e një vajze 16-vjeçare në vitin 2013. Ai ka të ngjarë të apelojë vendimin në një gjykatë të shkallës më të lartë.

Guruja, i cili është 77 vjeç, ka 400 ambiente në të gjithë botën ku jep mësime mbi meditimin dhe yogën.

Sipas BBC, ai është gjithashtu i përfshirë në një rast tjetër përdhunimi në rajonin e Gujarat në Indi.  

Çështja e Jodhpuri është alarmante pasi mendohet se mund të shfaqet dhunë nga mbështetësit e tij. Gjykata pritet të shpallë vendimin e saj më vonë gjatë ditës së sotme./tvklan.al 






Të ngjashme