Shoqërohen në polici tre anëtarë të FRPD


Shoqërohen në polici tre anëtarë të FRPD

13:00 25/04/2018

Policia e Shkodrës ka shoqëruar tre anëtarë të forumit rinor të Partisë Demokratike të këtij qytetit, ndër ta dhe drejtuesin e këtij forumi Arvit Bushati.

Në komisariat kanë përfunduar edhe Besjan Zaja dhe Ergys Ivziku. Të rinjtë u ndaluan 5 ditë pas protestës së zhvilluar para Gjykatës së Apelit ku kërkohej lirimi i 11 kuksianëve të prangosur për protestën e dhunshme në Rrugën e Kombit.

Ditë e premte para gjykatës u mblodhën dhjetëra qytetarë dhe në një moment nga ana e tyre u hodhën edhe tymëse drejt institucionit.

Tv Klan






Të ngjashme