OPINION – ÇFARE NDODHI ME RAMEN NE BERLIN?
Të ftuar:
Klea Maliqi – Zv Ministre e Europës dhe Punëve të Jashtme
Alfred Peza – Gazetar
Preç Zogaj – Analist
Ylli Manjani – Ish Minister i Drejtesisë
Cfarë ndodhi me Ramën në Berlin?
Zv.ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Klea Maliqi, të enjten në darkë, është shprehur se vizita e kryeministrit Rama në Berlin për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ishte një vizitë e suksesshme për qëllimin dhe pritshmëritë që pala shqiptare kishte.
Maliqi theksoi në studion e emisionit “Opinion”, se ky proces e ka futur vendin tonë, por edhe shqiptarët në një garë, e cila duket se nuk ka fund.
Ajo deklaroi se tashmë Shqipëria ka ndryshuar terren, duke u hedhur në një tjetër, në terrenin thellësisht politik.
“Shqipëria jonë dhe në të gjithë jemi pjesë e një gare, kjo është një ultra-maratonë, kemi ndërruar terren dhe nga terreni teknik ne kemi hyrë në një terren thellësisht politik”,- tha Maliqi.
Blendi Fevziu: Kjo është një maratonë e gjatë që vazhdimisht i zgjatet finishi?
Klea Maliqi: Në fakt ashtu është, një maratonë e gjatë, por është një terren politik. Gjermania nuk mund të deklaronte në këtë takim për dhënien e saj të votës ‘pro apo kundër’ hapjes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë, pa realizimin e këtij procesi. Ishte shumë e drejtë, që ky qëndrim të mbahej prej tyre dhe ne nuk kishim ndonjë pritshmëri tjetër. Vizita e kryeministrit ishte për të vijuar axhendën e komunikimit dhe informimit.
Më tej, Maliqi deklaroi se vizita e kryeministrit Rama në Berlin, përsa i takon pritshmërive dhe qëllimit, ishte një vizitë e suksesshme. Ajo tha se pala shqiptare nuk mund të kishte një pritshmëri tjetër rreth kësaj vizite.
Analisti Preç Zogaj është shprehur se gjatë vizitës në Gjermani, kryeministrit Rama nuk i kanë kërkuar arrestimin e sh ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, por sipas tij i kanë kërkuar që PS ti heq imunitetin dhe ta lërë të hetohet normalisht si gjithë të tjerët: “Nuk është se i ka kërkuar njeri arresto, se nuk ta kërkon Gjermania diçka të tillë. Ata kanë ngritur problemi që Prokuroria kërkonte arrestimin, Parlamenti nuk duhet ta mbronte me imunitetet dhe Gjykata mund ta lironte. Ky është problemi, të lihej në tagrin e Gjykatës nëse do të rinte në gjendje arresti apo jo”, u shpreh Zogaj.
Sa i përket çështje se deputetit gjerman Krichbaum dhe sulmin e tij nga mediat pranë Ramës, Zogaj e ka konsideruar si një rast të rëndë. Ai deklaroi se Rama ka kërkuar ndjesë para politikanëve gjerman.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, të enjten në darkë, është shprehur se ekziston një linjë skepticizmi zyrtare në Gjermani ndaj Shqipërisë për shkak të trafikut të drogës.
Manjani në studion e emisionit “Opinion”, deklaroi de skepticizmi gjerman ndaj vendit tonë është një linjë zyrtare dhe përfshin të gjitha forcat politike në Bundestag.
Ai tha se kjo linjë është krijuar për shkak të trafikut të drogës, pasi vendi ynë prej kohësh e furnizon Gjermaninë me drogë, ndërsa mediat e ndryshme gjermane kanë shkruar dhjetra artikuj rreth këtij fenomeni.
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjte në ‘Opinion’, ka deklaruar se nëse kryeministri dhe politikanët shqiptar duan që të çelen negociatat me BE, duhet të mbyllin gojën.
“Duhet thjeshtë të mbyllin gojën, kaq! Ta mbyllin gojën, mos flasin më për këtë punë. Sepse sa herë flasin e menderosin. Nuk kemi ne fytyrë, as gojë, të merremi ne me skeptik dhe euroskeptik. Ca jemi ne mo? Duhet të qepin gojën. Raporti është aty, flet vet”, u shpreh Manjani.
Gulf, mashtrim me miliona euro!
Artan Hoxha – Gazetar
Artan Hoxha – President “Tirana Business University”
Ola Xama – Gazetare
Gjergj Buxhuku – Konfindustria
Lidhje të drejtperdrejt: Armand Bajrami – Gazetar “ABC NEWS”
Në pikat e tregtimit të Gulf është krijuar amulli, pasi Sun Petroleum Albania shpk (e cila bën tregtimin me pakicë të naftës) ka ndërprerë furnizimin, ndërkohë që konsumatorët kishin blerë me qindra tollona.
Gazetari Artan Hoxha tregoi se kjo kompani është regjistruar në 12 shtator të 2013-ës, në atë kohë, pati një ndryshim politik dhe në pushtet erdhi qeveria e majtë.
Hoxha deklaron se me 12 prill rezulton fatura e fundit e blerjes së një karburanti, deri më datë 17 prill, kjo kompani rezulton se ka shitur pafundësisht tollona.
Ai tha e ka prerë letër dhe u ka shitur pafundësisht personave, madje në grackë kanë rënë edhe institucione shtetërore.