Pacult: Kukësi, jo për vizitë në Korçë


Pacult: Kukësi, jo për vizitë në Korçë

15:32 27/04/2018

Të sigurt që Skënderbeun nuk mund ta arrijnë në vendin e parë, por të paktën tua vështirësojnë sa më shumë. Ky është misioni që i ka vënë vetes ekipi i Kukësit që njëkohësisht duhet të ruajë edhe vendin e dytë.

 “Patjetër që jemi gati për ndeshjen dhe do bëjmë maksimumin ti shtyjmë festën edhe pse ata janë me meritë në vendin e parë. Na mungojnë edhe disa pikë që të arrijmë qëllimin që është vendi i dytë dhe shpresoj ti marrim të dielën Nuk do të shkojmë në Korçë për vizitë por për të marrë tre pikët”,

u shpreh trajneri i Kukësit, Peter Pacult.

Partizani në kërkim të një vendi në Europa League do të udhëtojë drejt Lushnjës. Në letër ndeshja është e lehtë por në fund të sezonit duhet përqendrimi maksimal.

“Jam munduar ta mbaj skuadrën të përqendruar. Na pret një ndeshje shume e vështirë dhe duhet ta trajtojmë me seriozitet. Në javët e fundit vigjilenca e lojtarëve bie. Në 6 javët e mbetura duhet te japin gjithçka për të kapur Europen. Tani ka filluar një kapitull i ri dhe duhet te mendoj për më mirë. Europa është rruga e duhur për tu konfirmuar si trajner”,

u shpreh Klevis Dalipi.

Ndeshje që do të vendosin shumë për fatin e skuadrave do të jetë Vllaznia – Laçi dhe Kamza -Teuta.

Tv Klan






Të ngjashme