Talebanët “pushtojnë” shtëpinë e Guvernatorit dhe rajonin e policisë


Talebanët “pushtojnë” shtëpinë e Guvernatorit dhe rajonin e policisë

14:41 28/04/2018

Talebanët në Afganistan kanë marrë kontrollin e Guvernatorit në veri të vendit si dhe të rajonit të policisë në Aq Tapa.

Sipas mediave ndërkombëtare, forcat qeveritare afgane janë duke luftuar me talebanët për t’i larguar nga stacioni i policisë dhe banesa e Guvernatorit. Kurse zëdhënësi kryesor i talebanëve tha se luftëtarët kishin bllokuar edhe 10 vende të kontrollit të sigurisë përveç stacionit policor.

Ndërsa në provincën jugore të Helmand, talebanët sulmuan me makinë bombë një bazë ushtarake, duke lënë të vdekur katër civilë dhe një ushtar.

/tvklan.al






Të ngjashme