Ancelotti i thotë “jo” kombëtares


Ancelotti i thotë “jo” kombëtares

19:31 29/04/2018

Carlo Ancelotti refuzoi. Nuk do të jetë trajner i kombëtares italiane të futbollit.

Mediat vendase shkruajnë se federata duhet të fillojë tratativat nga e para. Ancelotti ka arritur një marrëveshje me një klub futbolli. Mesa duket tekniku e ka parë më ambicioz sa i përket anës profesionale projektin me klubin ku do të punojë duke nisur nga sezoni i ardhshëm, atëherë kur i përfundon kontrata me Bayern.

Ende nuk bëhet i ditur ekipi ku do të shkojë Ancelotti. Ka gjasë që ai të rikthehet në Premierleague, kësaj here tek Arsenal. Pak ditë më parë mediat italiane raportuan se ai ishte shumë pranë bankinës së kombëtares. U duk se mbi gjithçka ishte rënë dakord veç pjesës financiare të kontratës.

Madje u dha edhe data e zyrtarizimit të trajnerit të ri. Pas refuzimit të Ancelottit Federata do të rikthehet në pistën Roberto Mancinit, aktualisht trajner i Zenit Shen Peterburg në Rusi.

Tv Klan






Të ngjashme