1500 zogj drejt zhdukjes/ Shkaqet kryesore, gjuetia, shpyllëzimi dhe ngrohja globale


1500 zogj drejt zhdukjes/ Shkaqet kryesore, gjuetia, shpyllëzimi dhe ngrohja globale

23:50 30/04/2018

1500 specie zogjsh janë në zhdukje. Denoncimi mbërrin nga një raport global që është bërë mbi gjendjen e tyre, dhe rezulton se 1469 janë të kërcënuar nga zhdukja, ndër 10.966 specie të njohura që ekzistojnë mbi Tokë. Raporti i fundit i vitit 2018 mbi ruajtjen e  faunës sapo është publikuar në ‘Birdlife International’.

Kërcënimi më i madh dhe kryesor sipas statistikave është intensifikimi i kultivimeve dhe 74% e zogjëve në rrezik zhdukje është pikërisht zgjerimi pa kriteri i të mbjellave, që sot okupojnë 6 herë më tepër sipërfaqe toke në krahasim me 300 vjet më parë. Në fakt nga viti 1700 zonat e kthyera në zona bujqësore kanë kaluar nga 6% në 38% të të gjithë sipërfaqes totale.

Kjo pasi njerëzit kanë shtuar në regjimin ushqimor rritjen e konsumit të mishit, gjë që sjell më tepër nevojë për kultivim të sojës, e cila përdoret si ushqim për kafshët.

Por edhe gjuetia e shpendëve është një tjetër kërcënim, përveç shpyllëzimit, tharjes së kënetave, pushtimit dhe zgjerimit të prezencës njerëzore dhe në fund, por jo nga rëndësia, ngrohja globale si faktor vendimtar në zhdukjen e shpendëve.

Tv Klan






Të ngjashme