Tensione për programin bërthamor iranian


Tensione për programin bërthamor iranian

15:55 01/05/2018

Deklarata e Kryeministrit izraelit se ka prova bindëse që Teherani po e zhvillon në fshehtësi programin bërthamor ka shtuar tensionet rreth marrëveshjes që Irani arriti në vitin 2015 me fuqitë e mëdha.

Ministria e Jashtme iraniane reagoi përmes një deklarate për shtyp, ku Benjamin Netanjahu etiketohet si një mashtrues i paturpshëm. Zëdhënësi Bahram Kasemi shprehet se Izraeli po shfrytëzon sharlatanizmin goditës të epokës së injorancës dhe opinionin e pandërgjegjësuar publik botëror për të mbajtur gjallë regjimin e tij.

Ndërsa ministri i Jashtëm Xhavad Zarif i quajti qesharake akuzat e Netanjahut duke thënë se publikimi i tyre ishte i koordinuar, për të justifikuar vendimin e Presidentit amerikan Donald Tramp për tërheqjen nga marrëveshja e 2015-ës, një vendim që sipas tij, do të jepet më 12 Maj.

Kundër pretendimeve të Netanjahut doli edhe shefja e diplomacisë europiane Federika Mogerini, e cila përmes Tëitter-it tha se Izraeli duhet t’i paraqesë shqetësimet pranë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, si mekanizmi i vetëm përgjegjës që mbikëqyr programin bërthamor iranian.

Vetë kjo organizatë nuk ka reaguar, ndërsa zëdhënësit e saj thanë për mediat se çështje të tilla nuk diskutohen publikisht.

Tv Klan






Të ngjashme