Foto/ Parisi “në flakë” për 1 Maj


Foto/ Parisi “në flakë” për 1 Maj

19:49 01/05/2018 Francë- Parisi ka qenë një ndër qytetet ku dhuna dhe flakët kanë mbizotëruar në Ditën e Punëtorëve, (1 Maj). Më shumë se 1,500 persona kanë protestuar nëpër rrugë dhe trotuare ku nuk ka munguar dhuna dhe shumë incidente. 

Disa restorante dhe makina të parkuara janë përfshirë nga flakët, pasi situata e protestuesve doli jashtë kontrollit. Qindra protestues u përleshën me policinë dhe këta të fundit u detyruan të përdorin gaz lotsjellës. 

 

/tvklan.al





Të ngjashme